Ministri Dimkovski inspekton aktivitetet e fazës së dytë të procesit për konsolidimin e tokës bujqësore në Logovardi

21.7.2020 12:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, sot inspektoi aktivitetet e fazës së dytë të procesit të konsolidimit të tokës bujqësore në Logovardi, e cila është një zonë bujqësore  shumë e rëndësishme në rajonin e Pellagonisë.

Procesi i konsolidimit përfshin disa faza, në Logovadi tashmë është duke u implementuar faza e dytë që përfshin planifikimin e shpërndarjes së tokës bujqësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme në infrastrukturën bujqësore.

"Konkretisht, kjo zonë mbulon 393 ha tokë bujqësore dhe është e ndarë në 769 parcela tokësore në pronësi të 397 pronarëve. Numri mesatar i parcelave për pronar është 2.4 me një madhësi mesatare të parcelës nga vet 0.5 ha.

Për shkak të këtij copëzimi, shumë prej parcelave nuk kanë qasje në rrugë dhe me mënyrën e vjetëruar të kullimit ato janë të ekspozuara ndaj rrezikut të lartë të përmbytjeve, kështu që për shkak të këtyre faktorëve Logovardi është ndër 10 zonat në vendin tonë ku ka filluar blerja ose konsolidimi i tokës- tha Ministri Dimkovski.

 Konsolidimi i tokës bujqësore është një proces transparent në të cilin roli më i rëndësishëm luhet nga pronarët e tokës bujqësore që marrin pjesë në proces. Çdo pjesëmarrës konsultohet dhe merr pjesë aktive në secilën fazë të procedurës.

Programi i konsolidimit aktualisht zbatohet në disa lokacione në vend, duke përfshirë Logovardin dhe Optiçarin (Komuna e Manastirit), Sokolarci, Spancevë (Komuna e Çeshinovës-Obleshevë), Tërni (Komuna e Manastirit), Leshani (Komuna e Debarcës), Kozle (Komuna e Petrovecit), Dabjani (Komuna e Dollnenit).

 

Share