Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe Drejtori i Drejtorisë për çështje Hidrometeorologjike Ivica Todorovski sot vizituan Komunën e Prespës dhe rajonin e Prespës.
Në Prespë ndodhen pemishtet më të mëdha me mollën e njohur prespane. Në këtë rajon ka shumë fermerë që mirëmbajnë mollë dhe specie të tjera të frutave dhe janë të mbështetura drejtpërdrejt nga masat që Qeveria dhe MBPEU po ndërmarrin për të mbrojtur dhe zhvilluar pemëtarinë në vendin tonë.
Ministri informoi fermerët se MBPEU dje mori pëlqim të ri për blerjen e arkave plastike të destinuara për vjelje, ruajtje dhe transport të frutave, i cili është me rëndësi të veçantë për prodhuesit e mollës, pasi puna e tyre do të lehtësohet në mënyrë të konsiderueshme. Fondet për këtë prokurim sigurohen përmes Programit IPARD, Masa 1- investime në mjete bazë të ekonomive bujqësore.
"Bashkëfinancimi do të jetë nga 50% deri në 75%, ndërsa me blerjen e këtyre arkave plastike që janë me kapacitet deri në 20 kg, fermerët do të jenë në gjendje të lehtësojnë vjeljen, transportimin dhe ruajtjen e mollëve. Arkat plastike janë shumë më të lehta se ato prej druri, si dhe në të njëjtën kohë janë më të lehta për tu mirëmbajtur, veçanërisht në ruajtjen e higjenës. Gjithashtu edhe më tutje mbetet prokurimi i rregullt i paletave me kapacitet prej 300 kilogramë”, tha Ministri Dimkovski gjatë vizitës së sotme në Komunën e Prespës.
Një nga qëllimet për modernizimin e prodhimit bujqësor ishte investimi për blerjen e një sistemi modern për mbrojtjen nga breshëri, sepse mënyra e vjetër e mbrojtjes ishte e vjetërsuar dhe jo efikase sa duhet.
MBPEU, së bashku me Drejtorinë për çështje Hidrometeorologjike , kohët e fundit filluan të ndryshojnë këtë metodë të re të mbjelljes së reve me jodidit argjendi.
Në periudhën e fundit, u kryen disa ndërhyrje të suksesshme në territorin e të gjithë vendit, të cilat parandaluan me sukses shfaqjen e breshrit, dhe kështu mbrojtën plantacionet bujqësore dhe punën e fermerëve. Rajoni i Prespës ishte një nga vendet ku është kryer mbjellja e reve ajrore, e cila kontribuoi në mbrojtjen e pemishteve me mollë.
Kryetari i Komunës së Prespës Zhivko Gosharevski dhe drejtori i Drejtorisë për çështje Hidrometeorologjike Ivica Todorovski shprehen mirënjohjen e tyre për Qeverinë dhe MBPEU për masat që janë marrë në periudhën e kaluar, në mënyrë që të mbrojnë prodhimin bujqësor.
Fermerët tashmë po shohin përfitimet e politikave të mira të kësaj qeverie.