Sot, Ministri Dimkovski nga Dojrani u bëri thirrje të gjithë prodhuesve të produkteve bujqësore dhe specialiteteve tradicionale që të mbrojnë produktet e tyre me "Markën e origjinës", "Markën Gjeografike" dhe "Markën e specialitetit të garantuar tradicional"

1.7.2020 11:00:00


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski vizitoi komunën e Dojranit.

Pjesa juglindore e vendit tonë është e pasur me fiq të egër, veçanërisht në komunat Bogdanci, Gjevgjeli, Dojran dhe Valandovë. Nga fiqtë e egër, në këtë zonë, tradicionalisht prodhohet receli i njohur i fikut të egër. Sidoqoftë, reçeli i fikut të egër bëhet vetëm për përdorim shtëpiak. Në mënyrë që ky produkt tradicional të shitet në treg, është e nevojshme të mbrohet me markë për specialitet të garantuar tradicional.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kohët e fundit shpalli një thirrje publike për mbështetje financiare për eloboratet dhe specifikimet e regjistrimit për të mbrojtur emrin e produkteve ushqimore bujqësore me "Markën e origjinës", "Markën Gjeografike" dhe "Markën e specialitetit të garantuar tradicional"

"Ne kemi shumë nga specialitetet tona tradicionale të njohura gjerësisht që nuk janë mbrojtur asnjëherë nga asnjë prej etiketave të përcaktuara. Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë operatorëve që meren me  prodhimin, përpunimin ose tregtimin e të njëjtit produkt bujqësor ose ushqimor, pavarësisht nga forma ose përbërja e tyre ligjore, të cilët janë të motivuar për të mbrojtur produktin e tyre, të aplikojnë në thirrjen publike për të cilën ka mbetur edhe 31 ditë, duke e mbyllur me 2 gusht ", tha Ministri Dimkovski.

Për të inkurajuar prodhuesit tanë të produkteve bujqësore dhe specialitetet tradicionale, për të mbrojtur produktet e tyre, në Programin për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2020, kemi ndarë mjete në vlerë prej 1.500,000 denarë.

Kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov, shprehu falënderimet e tij për Ministrin Dimkovski për kujdesin ndaj fermerëve në këtë zonë dhe politikave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërve që me të vërtetë ndihmojnë fermerët.

MBPEU do të fillojë këtë vit me mbrojtjen e disa produkteve dhe çdo vit të ardhshëm do të vazhdojë të ndajë fonde për mbrojtjen e shumë produkteve të tjera bujqësore dhe specialiteteve tradicionale vendase, siç bëhet në vendet e tjera të Evropës.

Në këtë mënyrë, me pranimin tonë në Bashkimin Evropian, ne do të jemi në gjendje të promovojmë produktet tona të mbrojtura në tregun Evropian.

Share