Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, vizitoi fshatin Bukovo në rajonin e Manastirit, ku mirëmbahet lloji i famshëm i specit Bukovska.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kohët e fundit shpalli një thirrje publike për mbështetje financiare për eloboratet dhe specifikimet e regjistrimit për të mbrojtur emrin e produkteve ushqimore bujqësore me "Markën e origjinës", "Markën Gjeografike" dhe "Markën e specialitetit të garantuar tradicional"
"Në Programin për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2020 janë ndarë mjete në vlerë prej 1.500,000 denarë, të cilat do të ndihmojnë të gjithë ata prodhues që do të vendosin të mbrojnë produktet e tyre, nëse ka më shumë interes, sigurisht që buxheti do të rritet." - tha Ministri Dimkovski.
Specat janë veçanërisht të rëndësishëm në gastronominë ballkanike dhe për kuzhinën maqedonase. Ato janë një nga perimet më të konsumuara në rajon dhe përdoren në përgatitjen e shumë llojeve të specialiteteve.
Duke mbrojtur produktet bujqësore dhe specialitetet e vendit si vendet e tjera evropiane, ata do të jenë në gjendje të promovohen me markat tona në tregjet evropiane.