Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski dhe Kryetarin e Komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev zhvilluan një takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës "Ari i Bardhë".
Në këtë takim, u diskutuan çështjet aktuale nga zbatimi i programeve të ministrisë, u shkëmbyen propozime dhe përvoja në mënyrë që çdo korrje të jetë më e mirë se ajo e mëparshmja.
"Kjo ishte një bisedë konstruktive për gjithçka që është bërë deri më tani dhe të gjitha planet që janë planifikuar në të ardhmen, në pjesën më të madhe të takimit biseduam se si të jemi më të pregaditur për paraqitjen e subvencioneve, në kohën e pandemisë-tha ministri Dimkovski
Koçani është një qytet i njohur për prodhimin e orizit arpa nga i cili përfitohet orizi i bardhë si një markë e njohur gjerësisht në botë për cilësinë e tij. Me këtë kulturë bujqësore meret një numër i madh i familjeve bujqësore në rajonin e Koçanit, kjo është edhe arsyeja pse ne investojmë në segmente të ndryshme dhe jemi vazhdimisht të pranishëm dhe marrin pjesë në çdo hap së bashku me fermerët.