Ministri Dimkovski në një takim pune me koncesionarët e vendeve të gjuetisë

27.6.2020 12:00:00


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, zhvilloi një takim pune në vendet e gjuetisë Lakavica me disa nga koncesionarët e vendeve të gjuetisë në pjesën lindore të vendit tonë.

Në takim u diskutua Ligji i ri për Gjuetinë, i cili është në fazat e fundit të përgatitjes.

Pas disa takimeve me koncesionarët, diskutime konstruktive dhe propozime nga e kaluara, mund të thuhet se ligji është në fazën e tij të fundit.

Ligji për Gjuetinë paraqet një Ligj i ri i cili si risi do të përmbajë të gjithë elementët që janë në favor të zhvillimit të turizmit të gjuetisë dhe gjuetisë në vendin tonë.

Kjo degë e biznesit ka potencial të madh për zhvillim pasi vendi ynë ka kushte të volitshme për këtë.

MBPEU po punon në mënyrë aktive për të siguruar kushte edhe më të favorshme për zhvillimin e kësaj dege.

Share