Lajmërime


Në Hangzhou, RP e Kinës, mbahet takimi i katërt i ministrave të bujqësisë, ku marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, po merr pjesë edhe një delegacion nga MBPEU të udhëhequr nga Sekretari shtetëror z. Nefrus Çeliku.


Për shkak se të gjitha efektet e shpeshta negative të ndryshimeve klimatike dhe shfaqjen e breshërit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, është duke punuar intensivisht për masat që do të mbrojnë prodhimin bujqësor nga fatkeqësit e motit, konkretisht nga breshëri.


Agjencioni për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, i njofton të gjithë prodhuesit e qumshtit se ka filluar parashtrimi  kërkesave për subvencione per qumshtin e dorëzuar të deleve, dhive, dhe për qumsht të lopës, faza e parë, gjegjësisht për qumshtin e prodhuar dhe të dorëzuar në muajin , tetorë, nëntorë dhe dhjetorë të vitit 2018. 


Inspektorati Shtetëror për Bujqësi, së bashku me Inspektoratin e Pylltarisë dhe të  Gjuetisë, si organ në  kuadër të  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i kanë intensifikuar kontrollet në terren për shkak të djegies së tokës bujqësore (kashtë) dhe zjarrëve në pyje.


Për shkak të paraqitjes së zjarreve në pyje në bazë të nenit 57 paragrafi (3) të Ligjit për Pyjet ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 64/09, 24/11, 53/11, 25/13, 79/13, 147/13, 43/14, 160/14, 33/15, 44/15, 147/15, 7/16 dhe 39/16), ndalim për lëvizja në pyje dhe tokën pyjore nga ora 00:00 deri në orën 24:00. Ndalimi vlenë nga data 29.03.2019 dhe do të zgjasin deri në revokim.