Lajm


Agjencia për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, njohtoi shpalljen e thirrjes publike për  masën 7 "Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla" nga Programi IPARD 2. 


Ndryshimet në Ligjin për Tokën Bujqësore paraqesin një reformë serioze të të gjithë sektorit dhe një mënyrë për të eliminuar të gjitha problemet në ndarjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit për qira, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp.


Në kornizë të vizitës zyrtare në Mal të Zi, të kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë  së Veriut Z.Zoran Zaev, në kontekst të së cilës do të mbahet takimi i parë i përbashkët mes dy qeverive, sot Zëvendës kryeministri i Qverisë përgjegjës për çështjet ekonomike dhe koordinimin me resurset ekonomike, Koço Angjushev dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, realizuan një takim bilateral me zëvendës kryeministrin për çështje ekonomike dhe Ministrin e Bujqësisë së Republikës së Malit të Zi, Milutin Simo dhe Ministreshën e Ekonomisë Dragica Sekulic.


Bujqësia është një nga sektorët që ka një kontribut të rëndësishëm për ekonomitë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të  Zi, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të dy vendet së bashku të krijojnë masa për zhvillimin e këtij sektori, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski në seansën e përbashkët ndërqeveritare të Repuplikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës të Malit të Zi.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski mori pjesë në manifestimin që mbahet tradicionalisht në fshatin Novoseljane të Kumanovës me rastin e "Ditës së fushës". Qëllimi i ngjarjes edhe këtë vit është që të promovojë prodhimin bujqësor, duke përdorur materiale të farërave të çertifikuara.