Lajmërime


Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u realizua konferencë e përbashkët për shtyp nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha dhe Zëvendëskryeministri për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Resurseve Njerëzore, Ljupço Nikovski. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ata njoftuan prokurimin e uniformave të reja për nevojat e Policisë Pyjore.


Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, Kostadin Acevski, në Aeroportin Sportiv Stenkovec, njoftuan masat e ndërmarra për mbrojtjen nga ajri të zonave bujqësore nga katastrofat natyrore për këtë vit.


Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha realizoi takim me drejtorin e Kombinatit të Duhanit Prilep, Kire Stankoski dhe inspektoi hapjen e pikave të grumbullimit në rajonin e Prilepit, të cilat duhet të marrin përsipër grumbullimin e tepricës së duhanit të prodhuar.


Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), Trajan Dimkovski dhe Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Kosta Petrov sot shpallën thirrjen e re publike - Sfida për dixhitalizimin e bujqësisë, e destinuar për projektet "Start Up" në sektori bujqësor, projekte këto, që do t'ua bëjnë më të lehtëqasjen dixhitale fermerëve dhe do të kontribuojnë për një bujqësi më efikase dhe më të qëndrueshme. Sfida zbatohet nga Fondi për Iinovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë dhe ekonomisë së Ujërave dhe me Programin për rritjen e punësimit në treg, që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.


 Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë së Turqisë dhe Agjencinë Turke të Sistemit të Sigurimit Bujqësor të Menaxhimit - TARSIM, si dhe me Projektin InsuResilience Solution Fund Project dhe Europa RE, filluan punëtorinë  tre ditore për krijimin e pulit të sigurimeve bujqësore, si ngjarja e parë publike me të cilën fillojnë aktivitetet, për të cilat është angazhuar MBPEU-ja, e që ka qëllim krijimin e sistemit të qëndrueshëm për mbrojtjen e fermerëve nga katastrofat natyrore.



Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën