Lajm


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski mori pjesë në dhënien e 17 marëveshjeve për mbështetje financiare për 9 ndërmarje bujqësore ekzistuese dhe 8 të sapokrijuara.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka publikuar një thirrje për punime ndërtimore për ndërtimin e një impianti për pastrimin e ujit të pijshëm në komunën e Karbincit përmes hidrosistemit Zletovica.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski prezantoi sot buxhetin e vitit 2020 për sektorin bujqësor, i cili përfshin disa institucione që kanë buxhet të veçantë, por të gjitha kanë një kontribut po aq të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë. Në veçanti, ato janë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjensioni për Pagesa, Agjensioni për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarinës, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, Inspektorati Shtetëror i Pylltarisë dhe Gjuetisë dhe Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.


Sot filloi zyrtarisht blerja e duhanit nga korrja e vitit 2019. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski dhe Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Zoran Sapuriq, sot vizituan kombinatin e duhanit në Prilep. Ministri Dimkovski theksoi se edhe këtë vit pritet një blerje e qëndrueshme me çmime të larta mesatare të blerjes së duhanit.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe Sekretari Shtetëror Nefrus Çeliku sot morën pjesë në garrën e parë Ndërkombëtare të Cilësisë së Mjaltit "TETOVO HONEY AWARD 2019". Në garrë morën pjesë 250 bletarë nga disa vende: Serbia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Bosnja.