Lajm


Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski mori pjesë në mbylljen e projektit dy vjeçar të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe FAO për përmirsimin e produktivitetin bujqësor, rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike si dhe krijimin e politikave informuese të bujqësisë.


Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, së bashku me organet kompetente për politikën fitosanitare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, filluan aktivitete për zbatimin e projektit "Implementimi i përmirësuar i legjislacionit në fushën e shëndetit të kafshëve, sigurisë së ushqimit dhe fitosanitarisë sistemet përkatëse të informacionit "të implementuara me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të IPA 2015. Sjelljen e këtij proekti me vlerë prej 1.6 milion euro e ka bërë Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë dhe po i njëjti  do të realizohet deri  në dhjetor të v. 2020 në bashkëpunim me Drejtorinë Fitosanitare, Laboratorinë Fitosanitare Shtetërore dhe Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë në Ministrisë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me Drejtorin e Agjensionit për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski dhe Kryetarin e Komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev, morën pjesë në promovimin e realizimit të projekteve kapitale përmes masava të përcaktuara për komunat nga Programi i Zhvillimit Rural.


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me Presidentin e Dhomës, Branko Azeski, përfaqësues të sektorit të biznesit dhe shoqatave bujqësore, morën pjesë në një panel diskutimi të organizuar nga Dhoma Ekonomike e Maqedonisë, me temën: Udhëzime për përparimin e sektorit të bujqësisë  në Republikën e Maqedonisë së Veriut ”. Në forum u ngritën pyetje të rëndësishme për bujqësinë, dhe të pranishmit patën mundësinë të japin sugjerime mbi zhvillimin e sektorit.


Sot, Agjensioni i Pagesave shpalli Thirrjen Publike për dorëzimin e kërkesave për Masën 115 "Anëtarja femër aktive në familjen bujqësore" nga Programi i Zhvillimit Rural për këtë vit. Mbështetja maksimale financiare është në vlerë prej 180,000 denarë ose 3,000 euro në formën e një granti.