Lajmërime


Një vendim i marrë nga Kosova për rritjen e doganave deri në 30 për qind për disa produkte bujqësore shkel marrëveshjen e CEFTA-s dhe stabilizimin dhe asocimin e tyre me Bashkimin Evropian. Gjatë ditës do të dërgohet shkresë deri te CEFTA, BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, të cilat do t'i informojmë në lidhje me shkeljet, dhe do të kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të vendimit.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë, në këtë kohë në mënyrë aktive është  duke punuar në një memorandum të përbashkët të bashkëpunimit në mes të Maqedonisë dhe Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës, i cili duhet të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve.


Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe autoritetet lokale, sot dolën në teren për inspektimin e dëmtimit të kulturave bujqësore nga stuhia e djeshme në rajonin e Prespës.