Lajmërime


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ndjek vazhdimisht blerjen e lakrës dhe është në komunikim të vazhdueshëm me fermerët dhe blerësit e lakrës. Për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, në tregjet botërore erdhi deri tek ulja e kërkesës për lakrën, e cila në vendin tonë ka shkaktuar një problem me vendosjen dhe çmimin e blerjes së lakrës.

 


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për Peshkim dhe Akuakulturë, në periudhën e kaluar ka miratuar disa vendime për ndalimin e peshkimit në ujërat për peshkim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, me kërkesë të NP "Pyjet Kombëtare" hoqi ndalimin e lëvizjes në pyje dhe tokën pyjore të menaxhuar nga NP "Pyjet Kombëtare", miratuar më 16.04.2020.


 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, Ministrja e Financave, Nina Angelovska, së bashku me Drejtorin e Agjencionit për Mbështetje Financiare në Bujqësi, Nikolçe Babovski, sot zhvilluan një konferencë për shtyp në lidhje me pagesën e subvencioneve të duhanit nga korrja e vitit 2019.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon të gjithë fermerët që kanë nevojë të kryejnë aktivitete bujqësore gjatë festave të Pashkëve, që lëvizja do të realizohet në të njëjtën mënyrë sipas rregullave të përcaktuara më parë:

- Fermerët që kanë detyrime pune në tokat e tyre bujqësore dhe ferma, të cilat janë të vendosura në zonën e fshatit ku ata jetojnë, mund të lëvizin gjatë ndalimit të lëvizjes, me qëllim të kryerjes së aktiviteteve të punës pa nxjerë leje për lëvizje.