Lajm


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski, së bashku me Sekretarin shtetëror Nefrus Çeliku të MBPEU, zhvilluan sot një takim pune me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural Bledi Çuçi në Tiranë, Shqipëri. Në takim, ministrat diskutuan projektet e përbashkëta të iniciuara, si dhe promovimin e tregtisë dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm dypalësh.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Babovski, Sekretarin shtetëror Nefrus Çeliku dhe Kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko vizituan sot fabrikën “Biljanovi” n; Misleshevë, Strugë. Kjo kompani deri më tani ka përdorur fonde në kuadër të programit IPARD nga masa 3 "Investimet në burimet materiale për përpunimin e produkteve bujqësore dhe të peshkut". Vlera totale e investimit në të dy thirjet është mbi 250,000 euro.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, ishte i pranishëm sot në Kumanovë në Panairin e Ushqimit Organik “Sofra organike” të organizuar nga Shoqata për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Mjedisit "Jeta" nga Kumanova. Qëllimi i kësaj ngjarje për prezantimin e produkteve organike dhe prodhuesve nga Maqedonia është rrjetëzimi dhe lidhja e traditave, por edhe perceptimi i sfidave me të cilat përballen prodhuesit nga vendi dhe rajoni.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Traian Dimkovski së bashku me kryetarin e Komunës së Valandovës, Pero Kostadinov, sot në Valandovë vizituan vendin ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e një sistemi të ri ujitës në luginën jugore të lumit Vadar. Projekti i Fazës së Dytë të Ujitjes në lumin Vardar jugor ka të bëjë me rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës vaditëse të sistemit të ujitjes Valandovë.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski së bashku me Drejtorinë e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski, vizituan sot verarinë "Movino" në Rosoman, e cila është shfrytëzuese e masave IPARD 2.