Lajmërime


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrëave, me kërkesë të Ndërmarrjes Publike "Pyjet Kombëtare", miratoi vendimin për heqjen e ndalimit të lëvizjes në pyll, të miratuar me aktin nr.49-8435/2 të datës 07.08.2019, i cili u miratua në pajtim me neni 57 paragrafi (3) i Ligjit për Pyjet (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 64/09, 24/11, 53/11, 25/13, 79/13, 147/13, 43/14, 160/14 , 33/15, 44/15, 147/15, 7/16 dhe 39/16).


Nga sot deri më 15 tetor, të gjithë fermerët që prodhuan mollë nga vjelja e vitit 2018 dhe i dorëzuan sasitë një blerësi të regjistruar midis 12 tetor 2018 deri më 25 qershor 2019 do të jenë në gjendje të aplikoni për ndihmë financiare për mollët e prodhuara dhe të dorëzuara.


13.08.2019

Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave e njofton opinionin e interesuar se si Investues i projektit për sistemet e ujitjes (Straishte, IPSVV faza 3 dhe Hidro sistemi Lisiçe, IPSVV faza 3) së bashku me konsultuesit nga kompania ENCON i përpiluan Studimet për vlerësimin e ndikimit të projekteve mbi mjedisin jetësorë për këto projekte vijuese.


Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e mbështesin fushatën për reduktimin e kërcënimeve nga zjarret në periudhën e temperaturave të larta,  që do të mbahen në të gjithë territorin e Republikës, të organizuar nga Drejtoria për Mbrojtjen dhe Shpëtimin (DMSH)dhe me mbështetjen e EVN-së.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të NP "Pyjet Kombëtare" ka vendosur një ndalesë të pjesshëm për lëvizje në pyje që menaxhohen nga kjo ndërmarrje. Ndalimi i lëvizjes në pyje fillon nga sot 08.08.2019 dhe do të zgjas deri në heqjen e kësaj ndalese. Ky vendim u mor me qëllimin të parandalimit dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.