Lajmërime


Vazhdon fushata për informim dhe edukim të instrumentit të asistencës së para-aderimit të Bashkimit Evropian për zhvillimin rural - IPARD 2014 - 2020, nga Sektori për menaxhimin me fondet e IPARD-it pranë Ministrisë së  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në kuadër të fushatës edukative, ditët e informimit do të mbahen në disa qytete, ku qytetarët e interesuar dhe personat juridikë do të jenë në gjendje të informohen për procedurat dhe kushtet e aplikimit në mënyrë që të marrin fonde nga ky program.


Për të gjitha kompanitë e interesuara në zonat rurale, për krijimin e kushteve të reja të punësimit, arritjen e standardeve të BE-së, zbatimin e teknologjive dhe proceseve të reja, më 28 dhjetor 2019 u hap një thirrje publike 02/2019 për masën 3 “Investime në mjete bazë për përpunimin dhe marketingun e prodhimeve bujqësore dhe të peshkut”, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Organi Menaxhues i Fondeve IPARD mban ditë informimi mbi zbatimin dhe përdorimin e instrumentit të BE-së për ndihmën e para-anëtarësimit për zhvillimit rural - IPARD 2014-2020 me vëmendje të veçantë ndaj masës 3. Orari dhe programit i ditëve të informimit  kanë për qëllim të informojë të gjithë aplikantët potencial për fondet e përdorimit nga Programi IPARD 2014-2020

 


Deri më tani, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka realizuar kthimin e taksës personale të të ardhurave për 16.100 fermerë në shumën totale prej 76,745.269 denarë, për të ardhurat e krijuara nga shitja e produkteve të veta bujqësore gjatë vitit 2018.


Provimi i gjuetisë do të mbahet me 28.12.2019, në ambientet e Hotel Biser në fshatin Kalishtë - Komuna e Strugës, duke filluar nga ora 09:00, gjithashtu

 

Provimi i gjuetisë i cili është më 29.12.2019 (e Dielë), do të jetë në ambientet e Hotel Biserit në fshatin Kalishtë - Komuna e Strugës, duke filluar nga ora 09:00.

 

 

Dokumente për shkarkim

 

 


                Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, brenda një dite, pa selektim të llogarive të 7,877 fermerëve të kualifikuar për ndihmë financiare, pagoi 222 milion denarë për subvencione të fazës së tretë për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar, d.m.th., qumështit të dorëzuar në kapacitetet e përpunimit nga maji deri në shtator 2018.