Lajm


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, mori pjesë sot në "Ditën Botërore të Vranecit", një ngjarje ndërkombëtare e mbajtur për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Agjensia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur Thirrjen Publike për Masën 7 "Diversifikimi i fermave dhe Zhvillimi i Biznesit të Vogël" në kuadër të Programit IPARD 2.


Agjensioni për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sot pagoi llogaritë e 638 personave, përafërsisht 82,724,000 denarë për kultivuesit organik.


Sot në zonën e gjuetisë në malin Nixhe, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski,  pati një takim pune me koncesionerë në disa zona gjuetie në vend. Në takim u prezentuan masat me të cilat Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave po punon për zhvillimin e kësaj industrie, dhe koncesionerët theksuan kërkesat dhe sugjerimet e tyre që u nevojiten për qëndrueshmërinë e gjuetisë.


Sot në Prespë, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski së bashku me Kryetarin e Komunës së Prespës, Zhivko Gosharevski dhe Drejtorin e Agjencionit për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski, theksuan fillimin  e korrjes së mollës për këtë vit.