Lajmërime


Me kërkesë të palëve të interesuara, Agjencioni për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  për 15 ditë shtesë vazhdoi afatin e aplikimit për masën 3 "Investime në mjetet materiale për përpunimin e produkteve bujqësore dhe produkteve të peshkut" të financuara nga programi IPARD 2. Aplikantët në vend deri më 11 shkurt, do të mund të paraqesin aplikimet e tyre deri më 26 shkurt.


Agjencini për Mbështetje Financire të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka paguar sot subvencione për kultivueseit e  prodhimeve bimore.  Bëhet  fjalë për pagesën sipas masës 1.1 Pagesat direkte për sipërfaqe të tokave të punueshme për të gjitha kulturat, përveç duhanit. Përfituesit e kësaj mbështetje financiare janë ekonomitë bujqësore që në prodhimin 2018 - 2019 kanë mbjellë dhe korrur zona me: grurë, elb, misër, thekër, tërshërë, oriz, triticale, soje dhe lulediell. Drejtori i Agjensionit, Nikollçe Babovski, sqaroi se bëhet fjalë për një pagesë të mjeteve për ata aplikantë që kanë aplikuar për përfitimin e mjeteve nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2019 dhe e kanë marrë ligjërisht këtë mbështetje financiare.


Sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u zhvillua një takim pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë,  Kompanitë  Blerëse të Duhanit dhe Aleancën e Shoqatave të Duhanit. Në takim u rishikuan informacionet për situatën aktuale me blerjen e duhanit nga të korrat e vitit 2019.


Në lidhje me pagesën e ndihmës shtesë për rrushin e verës së dorëzuar dhe të pa paguar për periudhën 15 gusht 2014 deri më 15 nëntor 2016 në kompanitë blerëse PV Povardarie SHA dhe Stefan Viner


Interesi i qytetarëve dhe fermerëve është prioritet kryesor i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në tre vitet e kaluara MBPEU si institucion ka treguar se çfarë do të thotë të kujdesesh vërtet për fermerët përmes takimeve të vazhdueshme të hapura me fermerët, konsultimeve për secilën masë që duhet të merret, duke zgjidhur secilin problem në mënyrë individuale.