Sot, Agjencia për Mbështetje Financiare e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pagoi mbi 391 milion denarë subvencione për 9,545 fermerë për mirëmbajtjen e pemishteve.
Përfituesit e këtyre subvencioneve janë prodhuesit e mollëve, pjeshkëve, kumbullave, dardheve, kajsive, vishnjeve, qershive, luleshtrydheve, mjedrave, manaferave, boronicave, ftuajve, mushmollave, ullinjve, mollëve japoneze, aronia, rrush pa fara, bajameve dhe lejthive.