Lajmërime


Në rrjedhë janë ditët e informimit për masën 1 "Investime në mjete materijale për ekonomitë bujqësore" në kuadër të Programit IPARD 2. Mbështetja totale financiare nën këtë thirrje është 9,216,693 euro ose 568,147,394 denarë


Të gjithë fermerët që dëshirojnë të modernizojnë fermat e tyre nga sot deri më 14 Prill 2020, do të jenë në gjendje të aplikojnë për ndihmë financiare përmes Programit IPARD 2. Bëhet fjalëpër masën "Investime në mjete materiale  për ekonomitë  bujqësore" nga Programi IPARD 2.


Sot, në llogaritë e 1,447 personave janë paguar 11.3 milion denarë për të gjithë fermerët që kanë ekonomi të vogla bujqësore. Bëhet fjalë për një pagese nën masën "Pagesa direkte për sipërfaqe të tokës se punueshme bujqësore nga 0.2 deri në 1 hektar.


Të gjithë ata që dëshirojnë të ndërtojnë objekte të reja për përpunimin e peshkut ose të rinovojnë të vjetrat nga sot deri më 22 mars do të mund të aplikojnë për mjete përmes Programit të Peshkimit dhe Akuakulturës.


Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për masën 3 "Investimet në mjetet materiale për përpunimin e produkteve bujqësore dhe produkteve të peshkut " nga IPARD përfundon brenda pesë ditëve. Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar në Agjencinë për Ndihmë Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural më së voniti deri më  26 shkurt 2020.