Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të 25-të, më 21 Mars 2020, përveç konkluzioneve të miratuara, me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, gjithashtu miratoi një konkluzion që përcakton se të gjitha konkluzionet e sjellura në Qeveri me të cilat jepen masa, rekomandime dhe udhëzime për të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, ndërmarrjet aksionare në pronësi të shtetit, agjencitë, fondet, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore janë të vlefshme deri në përfundimin e peridhës së gjendjes së jashtëzakonshme. në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.