Eksporti i lakrës këtë vit u rrit për 28% në krahasim me vitin e kaluar. Konkretisht, që nga fillimi i vitit, sipas Drejtorisë të Doganave, janë eksportuar 17,018 ton lakër, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur u eksportuan 13.227 ton lakër. Gjatë periudhës nga 27 Mars deri më 29 Mars, nga vendi ynë u eksportuan 1.676 ton lakër, që është më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar kur eksporti i lakrës ishte 1.001 ton. Këto të dhëna tregojnë se nuk ka ngadalësim të eksportit, përkundrazi ka një rritje të eksportit të lakrës. Nga ana tjetër, importi i lakrës nga fillimi i vitit deri më 29 mars është vetëm 1 ton.