Lajm


Ministri Dimkovski theksoi se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave po monitoron vazhdimisht mbledhjen dhe blerja e rrushit do të marrë masat e duhura në mënyrë që vreshtarët të kenë një prodhimtari fitimprurëse.


Agjencia për Mbështetje Financiare e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sot pagoi rreth 66.2 milion denarë (mbi 1 milion euro) 6,240 vreshtarëve për subvencionin shtesë prej 1 denarë për kilogram rrush të dorëzuar në kantinat e regjistruara.


Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Zëvendëskryeministri Angjushev vuri në dukje se këto janë vetëm një pjesë e mbi 200 projekteve, ku të gjithë 80 komunat dhe rajonet e planifikuara do ti realizojnë këtë vit përmes Programit të Zhvillimit Rural.


"10 kontratat e para për masën 1 "Investime në asete materiale të pronave bujqësore" nga  programi IPARD 2 janë me vlerë totale prej 137,000 euro. Deri në përfundimin e gjithë procedurës gjatë muajit Shtator  presim të nënshkruhen rreth 800 kontrata me vlerë afro 10 milion euro. "- tha Dimkovski".


Sot, Ministri Trajan Dimkovski ishte në hapjen e Agro Panairit të parë, që u mbajt në Strumicë. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përmes mbështetjes financiare, vazhdimisht mbështet ngjarje të tilla, përmes Programit të Zhvillimit Rural me një mbështetje financiare prej 2 000 euro, duke përkrahur shoqatat bujqësore që kanë ide për organizimin e ngjarjeve të tilla, të cilat promovojnë produktet bujqësore vendase.