Lajm


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Traian Dimkovski së bashku me kryetarin e Komunës së Valandovës, Pero Kostadinov, sot në Valandovë vizituan vendin ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e një sistemi të ri ujitës në luginën jugore të lumit Vadar. Projekti i Fazës së Dytë të Ujitjes në lumin Vardar jugor ka të bëjë me rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës vaditëse të sistemit të ujitjes Valandovë.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski së bashku me Drejtorinë e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski, vizituan sot verarinë "Movino" në Rosoman, e cila është shfrytëzuese e masave IPARD 2.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski sot mori pjesë në prezantimin e projektit të ri të Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit (FAO), "Zhvillimi Rural  i Integruar dhe Përmirësimi i kushteve të jetesës në zonat rurale". Projekti është me vlerë prej 275,000 mij dollarë dhe do të fillojë të realizohet gjatë kësaj jave.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski sot vizitoi disa ferma në rajonin e Manastirit. Ministri, së bashku me Zëvendës shefin e Misionit Amerikan CR Litljon, Drejtorin e Zyrës së USAID-it Erik Janovski, Kryetarin e Komunës Mogila Jasmina Gulevska, dhe Menaxherin e Përgjithshëm të BiMilk, Gjorgji Petrushev mbajtën takim pune tema e të cilit ishte planet për zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimtarisë së qumështit në komunë.


Sot në Sofje të Republikës së Bullgarisë, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë morën pjesë në takimin e 14-të të Grupit të Përhershëm të Ekspertëve për Ethet e Dërrave Afrikane.