Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski dhe Kryetarin e Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski, në Sallën e Madhe të Komunës së Resnjës, sot ndanë në mënyrë solemne shtatë kontrata për furnizim me mekanizëm bashkangjitës bujqësor. Fondet këto të siguruara përmes Programit IPARD.