195 MILION DENAR TË PAGUARA PËR SUBVENCIONE PËR QUMËSHT DHE ORIZ TË DORËZUAR

25.10.2019 11:00:00


Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka paguar subvencione për  qumësht dhe oriz të dorëzuar në vlerë prej 195 milion denarë.

Nga shuma totale prej 153.4 milion denarë, në llogaritë e prodhuesve të qumështit  janë kredituar 41.4 milion denarë, ndërsa në llogaritë e prodhuesve të orizit janë kredituar 1,130, për subvencionin shtesë prej 5 denarësh për oriz, i cili u soll për shkak të  bilancit të prishur midis ofertës dhe kërkesës dhe çmimit shumë të ulët të blerjes. Me këtë subvencion të ri shtesë u nxit blerja e orizit nga korrja e vitit 2018.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Traian Dimkovski, theksoi se si asnjëherë më parë paratë po ju kthehen fermerëve. Ai gjithashtu theksoi se pas pagesave të sotme në periudhën tjetër do jenë në rradhë pagesat e mbetura të masave të tjera shtesë.

"Me fondet që kemi siguruar me ribalancën, 915 milion denarë do të orientohen për pagesën e masave ndërhyrëse dhe me këtë arrijmë shumën prej afro 7 miliardë denarë që do të paguhen për këtë vit. Për blerësit e grurit do të paguhen 40 milion denarë. Gjithashtu 288 milion denarë do të paguhen për tokë të punueshme për të gjithë vreshtarët, kopshtarët, blegtorët dhe prodhuesit e farave dhe fidaneve. Pasi të përfundojë procedura për paraqitjen e mollëve të dorëzuara në objektet e përpunimit, do të paguajmë 160 milion denarë. Ndërsa të planifikuara janë edhe 40 milion për derrat e therur për të parandaluar "Ethet Afrikane të Derrit" - tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski.

Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski, theksoi se deri më tani ka 72% realizim të buxhetit të planifikuar për vitin 2019. Babovski gjithashtu tha se për dy vjet e gjysëm, janë paguar fonde në bazë të borxheve të trashëguara nga viti 2008 deri në 2017.

"Kjo qeveri është e angazhuar për nxitjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Nga 1 qershori 2017 deri sot, ne kemi paguar 314.5 milion euro në kuadër të Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfshirë pagesën e borxhit të trashëguar nga vitet e kaluara. Zbatimi i programit IPARD tregon se ne jemi të përkushtuar në zhvillimin e agro sektorit, i cili aktualisht ka një shfrytëzim rekord prej 37%, pra janë përfunduar 1017 marëveshje me një vlerë totale 29.5 milion euro, janë përfunduar dhe paguar 710 projekte dhe tek ata janë kthyer 8.8 milion euro. Për dallim nga tani në tërë periudhën e realizimit të IPARD 1, shfrytëzimi mezi ishte 17%. - tha drejtori Nikolçe Babovski.

Për të ulur kostot e prodhimit, për herë të parë u prezentua masa “Nafta e Gjelbërt”. Vetëm përmes kësaj mase tek fermerët kthehen mbi 200 milion denarë. Deri më tani, është mbushur karburant për makineri bujqësore me vlerë 71.6 milion denarë. Këto janë mjetet me të cilat ne ndikojmë drejtpërdrejt në amortizimin e kostove të prodhimit të kulturave bujqësore.

 

 

 

Share