NJOFTIMI I DYTË I INVESTIMIT PËR DHËNIE ME QIRA TOKËS BUJQËSORE NË PRONËSI TË SHTETIT PËR SIPËRFAQE MBI 3 HEKTARË

28.10.2019 09:00:00


Në Seansën e njëqind e gjashtëdhjetë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 22 tetor 2019, u mor vendim për aprovimin e publikimit të njoftimit të dytë për investime për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit për sipërfaqe mbi 3  hektarë. Me këtë njoftim në dispozicion për dhënie me qira janë 1.453 hektarë në Sveti Nikollë, Veles, Strumicë, Kumanovë, Negotinë, Manastir, Koçan, Kisela Vodë, Probistip, Berovë, Shtip, Tetovë, Kavadarc, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë.

Toka bujqësore në varësi të llojit të kulturës bujqësore që do të rritet në të, do të jepet në kohëzgjatjen prej:

- 30 vjet për ngritjen e mbjelljeve afatgjata (vreshta dhe pemishte) dhe serra,

- deri në 70 vjet për ngritjen e mbjelljeve  afatgjata të lajthisë,

- deri në 15 vjet për mirmbajtjen e kulturave të tjera dhe

- deri në 20 vjet për bazene për peshk.

Ajo që e veçon këtë njoftim nga të tjerat është se bëhet fjalë për njoftim i cili përveç ngritjes së të mbjellurave ka për qëllim edhe investime në bujqësi dhe zhvillim rural. Në mënyrë të veçantë, përveç prodhimit parësor, palët e interesuara duhet të ofrojnë një plan biznesi për investime në objektet e përpunimit. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar në ministri është 40 ditë, duke llogaritur nga sot. Shpallja do të bëhet në një procedurë transparente nëpërmjet ofertave elektronike publike, dhe kanë të drejtë  aplikimi të gjithë personat fizik dhe juridik vendas dhe personat juridik të huaj.

Theks i veçantë i jepet mundësisë së aplikimit për tokë bujqësore në pronësi të shtetit për persona fizik deri në moshën 40 vjeç ose për një kompani me udhëheqës ose drejtor deri në moshën 40 vjet, ashtu që detyrimi për të paguar qiranë zbatohet tre vjet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për qira.

Në Njoftimin e parë të këtillë në Mars të këtij viti u nënshkruan 17 marveshje që mbulojnë një sipërfaqe totale prej 1.240 hektarësh. Investimi i përgjithshëm i të gjitha këtyre marveshjeve është 11 milion euro për tu investuar gjatë pesë viteve të ardhshme në ndërtimin e kantinave, thertoreve, mullinjve, serave dhe qendrave për blerje.

Me këtë lloj njoftimi  rrumbullakosëm zinxhirin midis prodhimit primar dhe përfundimtar bujqësor dhe krijojmë kushte për produkte konkurruese me vlerë të shtuar më të lartë.

Këto njoftime janë të rëndësishme për zhvendosjen e tregut në komuna, për sigurimin e një vendosjeje të besueshme, për zgjidhjen e problemit të produkteve të tepërta bujqësore, për mbajtjen e të rinjve në zonat rurale ku do të ndërtohen kapacitete të tilla.

Ne si ministri në periudhën e kaluar kemi punuar intenzivisht në pastrimin e tokës bujqësore, ndërmarrjen e reformave serioze të politikës së tokës, me qëllimin e vetëm për kthimin e tokës bujqësore te fermerët e vërtetë dhe vënien në funksion të tokës së punueshme. Për të siguruar një shpërndarje të drejtë dhe transparente të tokës bujqësore me qira në pronësi të shtetit, ne kemi bërë ndryshime në Ligjin e Tokës, të cilat tashmë janë në fuqi.

 

Share