Maqedonia e Veriut është shfrytëzuesi më i mirë i IPARD-it në rajon.

9.10.2019 11:00:00


 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski mori pjesë sot në Forumin e 19-të për Politikë Bujqësore, të organizuar këtë vit nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me Grupin e Përhershëm për Zhvillimin Rajonal të Republikës së Maqedonisë. . Qëllimi i këtij Forumi është të nënvizojë rëndësinë e zhvillimit rural për rajonin e Ballkanit Perëndimor, arritjet në shfrytëzimin e programit IPARD, harmonizimin e rregullores të verës në Ballkanin Perëndimor dhe të sigurojë udhëzime për përmirësimin e politikave dhe arritjes së konkurrencës.

 Ministri Dimkovski në fjalimin e tij theksoi se MBPEU po rregullon politikat e saj në mënyrë që të stimulojë diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale, përmes masave që mbështesin përpunimin e produktit bujqësor, marketingun, turizmin rural, zhvillimin e sektorit të shërbimeve në zonat rurale.

 "Në këtë kontekst, mbështetja që marrim nga Bashkimi Evropian, veçanërisht përmes programit IPARD 2, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Masat IPARD 2 mundësojnë përmirësimin e konkurrencës së bujqësisë maqedonase përmes investimeve pas korrjes dhe aktiviteteve të marketingut, investimet në objekte dhe pajisje, zhvillimin e bizneseve të reja rurale si turizmi rural, krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e infrastrukturës fizike .E gjithë kjo do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale ", tha Ministri Dimkovski.

Në këtë forum gjithashtu mori pjesë Shefi  Ndihmës në Bujqësi dhe Zhvillim Rural i Komisionit Evropian, Liam Breslin, i cili theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, në krahasim me vendet e rajonit, është shfrytëzuesi më i mirë i IPARD 2. 

"Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga shfrytëzuesit e IPARD, ku mund të them që ju keni përdorim të mirë të IPARD 2. Vendi ka shumë aplikime vetëm për thirrjen e parë të IPARD 2, madje edhe më shumë nga sa prisnim. Mirë është të shihet që fermerët dhe industria ushqimore  nga sektori i bujqësisë janë financuar nga IPARD. Shumë prej aplikuesve tashmë i përdorin këto mjete për investime, ne shohim që fermerët dhe industria e përpunimit investojnë, këtë  duam të shohim, që këto mjete financiare ndihmojnë fermerët, industrinë e ushqimit të zhvillohen në standardet evropiane, "tha Breslin.

 Sipas analizës, Republika e Maqedonisë së Veriut deri më tani ka lidhur 1,008 marëveshje, me vlerë 19.1 milion euro vetëm mjete financiare evropiane, që është afërsisht  sa vlera totale prej 20.6 milion euro që e kanë shfrytëzuar Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi  përmes IPARD-it  .

Forumi i Politikave Bujqësore do të shërbejë edhe një herë si një platformë për dialogun ndërkombëtar mbi politikat dhe perspektivat me interes të përbashkët për politikë-bërësit bujqësorë dhe palët e interesuara. Rekomandimet përfundimtare të politikës bujqësore do të përmblidhen në dokumentin "Agjenda e Ohrit" dhe do të paraqiten në Takimin vjetor të trembëdhjetë të Ministrave të Bujqësisë të EJL më 12 nëntor 2019 në Prishtinë.

 

Share