Shpallet thirrja e re e IPARD 2, 16.6 milion euro për investime në fermat mikro dhe në ndërmarjet e vogla

4.10.2019 12:00:00


Agjensia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur Thirrjen Publike për Masën 7 "Diversifikimi i fermave dhe Zhvillimi i Biznesit të Vogël" në kuadër të Programit IPARD 2. Vlera totale e disponueshme për realizimin e investimeve sipas kësaj mase është 16.6 milion euro. Aplikantët e interesuar mund të dorëzojnë aplikimet e tyre jo më vonë se 18 nëntor 2019. Kjo masë mundëson investime në modernizimin për prodhimin e makaronave, pijeve, pastave, prodhimeve të pjekura, ferma për mirëmbajtjen e lepujve, , stenda druri dhe tavolina druri, fermat e akuakulturës për peshkun e ujërave të ëmbël, objektet akomoduese si dhe hapja e restoranteve që ofrojnë shërbime hotelierike. Sipas programit, deri në 65% të kostove të pranueshme për investim do t'u paguhen aplikantëve përmes fondeve të Programit IPARD 2.

 

"Përdorimi efektiv i kësaj mase do të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës në zonat rurale, duke ulur kështu shpërndarjen rurale, përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale dhe rritjen e nivelit të aktivitetit ekonomik. Përmes kësaj Mase "Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit të vogël” ne po zhvillojmë pjesën më të fuqishme të ekonomisë, që janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë forca e ekonomisë së vendit" - theksoi Ministri i Bujqësisë Dimkovski.

 

Dimkovski dhe Babovski theksuan se përfituesit e interesuar të Programit IPARD 2 në këtë  Thirrje Publike duhet që para se të dorëzojnë kërkesën të kenë të gjitha dokumentet e listuara nga Udhëzimet për shfrytëzuesit. Ndihma financiare do të miratohet për të gjitha kërkesat e plotësuara komplet dhe të përshtatshme për shfrytëzimin e fondeve për masën 7 "Diversifikimi i fermës dhe zhvillimi i biznesit të vogël" bazuar në kontrollet administrative dhe kontollet në vendin e ngjarjes.

"Përmes thirrjes së parë nga IPARD 2 për masat 1, 3 dhe 7 janë përmbyllur gjithsej 947 marëveshje, 644 aplikantë përfunduan investimet e tyre dhe tek ta janë kthyer 8.1 milion euro të cilat janë kapital i freskët në agro sektor. Tani janë duke u përpunuar aplikimet për masën 1 dhe 3 të thirrjeve të dyta dhe të treta për IPARD 2. Deri më tani janë nënshkruar 45 marëveshje me një vlerë totale prej 3.6 milion euro për të dyja masat. Në periudhën e ardhshme pritet të lidhen edhe Kontratat me të gjithë ata që kanë të drejtë për ndihmë financiare nga IPARD 2. Deri në fund të këtij viti pritet te paguhen 11.6 milion euro për të gjitha projektet e implementuara dhe të paguara. - tha drejtori i Agjensionit, Nikollçe Babovski.

MBPEU së bashku me Agjensionin e Pagesave në periudhën e ardhshme përmes të gjitha masave dhe politikave do të krijojnë një mjedis të favorshëm biznesi për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, dhe një nga mënyrat është pikërisht përdorimi efikas i masave të programit IPARD.

 

Share