Agjensioni për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural : Subvencione të paguara për prodhimin organik

2.10.2019 17:00:00


Agjensioni për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sot pagoi llogaritë e 638 personave, përafërsisht 82,724,000 denarë për kultivuesit organik. Drejtori iAgjensionit, Nikollçe Babovski, në një njoftim për shtyp informoi se bëhet fjalë për pagimin e fondeve për ata aplikantë që kanë aplikuar për fonde nga Programi i Zhvillimit Rural, saktësisht ata që kanë aplikuar për "Masën 215 Prodhim Organik".

 Sipas Programit të Zhvillimit Rural, fondet do të paguhen për këdo që në mënyrë organike mirëmban kulturat kopshtare, vreshtat ekzistuese, pemë, qingja, bagëti dhe bletë.

 Ndihma financiare për prodhimin organik u është paguar të gjithë prodhuesve bujqësorë që kanë aplikuar për ndihmë financiare dhe kanë përmbushur kushtet për përdorimin e fondeve nga Programi i Zhvillimit Rural.

Praktika e pagesës te subvencioneve vazhdon në kohë dhe në mënyrë selektive. Paratë për subvencione bujqësore paguhen në peridhë kur fermerët kanë më tepër nevojë.

 

 

Share