Ministri Dimkovski në takimin me koncesionerët e gjuetisë: Me propozime dhe masa të përbashkëta do të zhvillohet gjuetia

28.9.2019 17:00:00


Sot në zonën e gjuetisë në malin Nixhe, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski,  pati një takim pune me koncesionerë në disa zona gjuetie në vend. Në takim u prezentuan masat me të cilat Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave po punon për zhvillimin e kësaj industrie, dhe koncesionerët theksuan kërkesat dhe sugjerimet e tyre që u nevojiten për qëndrueshmërinë e gjuetisë.

Ministri Dimkovski theksoi se me Ligjin e ri për Gjueti, në të cilin tashmë punon grupi i punës i MBPEU, do të mundësojë krijimin e kushteve për mbrojtjen e investimeve në këtë degë, i cili ka potencial për zhvillim. Grupi i punës pritet të përfshijë koncesionerë si dhe përfaqësues të Federatës së Gjuetisë. Dimkovski theksoi se Rregullorja e re për fleksibilitet e përgatitur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës mundëson që mishi i gjahut të egër në kushte të caktuara të lëshohet në qarkullim.

"Lëshimi i mishit nga gjahu i egër në qarkullim ishte një nga problemet kryesore që na treguan koncesionerët, kështu që theksuam se rregullorja e re për fleksibilitet nga Agjencioni për ushqim dhe veterinë bën të mundur që mishi të tregtohet në kushte të caktuara. Të dhënat tregojnë se rreth 60 ton mish nga gjahu i egër janë të importuara, presim që për dy deri në tre muaj koncesionerët të përgatisin thertoret e tyre dhe kështu tregu i brendshëm do të jetë në gjendje të furnizojë mishin nga gjahu I egër prej zonave tona të gjuetisë. Kjo industri ka potencial të madh për zhvillim, ne si shtet kemi kushte, dhe për këtë arsye si ministri  në periudhën që vjen do të punojmë në masa për të mbështetur gjuetinë e cila është e rëndësishme për zhvillimin e turizmit të gjuetisë dhe zhvillimin rural në përgjithësi ", theksoi Ministri Dimkovski.

Dimkovski theksoi se po merret parasysh alternativa që përmes Programeve për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, të mundësohet mbështetja financiare për gjueti përmes së cilës do të stimulohet zhvillimi pasi që koncesionerët bëjnë investime serioze në kantiere.


Përndryshe, koncesionerët e gjuetisë  gjithashtu u përfshinë në zbatimin e masave parandaluese të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për të parandaluar shfaqjen dhe përhapjen e etheve të derrave afrikanë. Midis tyre ishte masa për fillimin e sezonit të gjuetisë më herët se afati ligjor, duke vrarë rreth 250 derra të egër dhe deri më tani rezultatet janë negative. Masat e parandalimit kanë përfshirë edhe fermerët vendas që nuk plotësojnë masat e sigurisë në fermat e tyre, dhe deri më tani rreth 1.000 derra nga ferma të tilla janë dërguar në thertore, dhe pagesa për ndihmë financiare tashmë është duke u përgatitur për këta fermerë. Agjencioni per ushqim dhe veterinë për këtë qëllim ka përgatitur një rregullore të veçantë me çmime më të larta për blerjen e mishit. Ministri Dimkovski tha se takimet dhe konsultimet me Federatën e Gjuetisë dhe koncesionerët e gjuetisë do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka 256 zona gjuetie dhe 69 koncesionerë.

 

Share