Dimkovski: Me ribalansimin e buxhetit janë të siguara 160 milion denarë për pagimin e subvencionit të mollës industriale

27.9.2019 11:00:00


Sot në Prespë, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski së bashku me Kryetarin e Komunës së Prespës, Zhivko Gosharevski dhe Drejtorin e Agjencionit për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski, theksuan fillimin  e korrjes së mollës për këtë vit.

Në manifestimin tradicional “Molla Prespane 2019” bashkë me ministrin Dimkovski, mori pjesë edhe Përfaqësuesja e Përhershëme e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narine Sahakjan,

Ministri Dimkovski theksoi se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërve ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me prodhuesit e mollëve në rajonin e Prespës për dy vitet e fundit në mënyrë që të mirëmbajë dhe zhvillojë prodhimin e mollës.

"Deri në fund të tetorit, të gjithë kultivuesit e frutave që kanë dorëzuar mollë industriale tek blerësit të regjistruar, për këtë pjesë  dhe një pjesë nga viti i kaluar, duhet të paraqesin aplikime pranë Agjencisë së Pagesave, pasi ribalancimi i buxhetit siguroi 160 milion denarë për pagesën e subvencionit të mollës industriale. Pres që këtë vit të flasim për cilësi më të mirë dhe vendosje të sigurtë sesa për probleme. Punojmë për promovimin dhe hapjen e tregjeve të reja si Jordan, Iran, Egjipt. Së bashku mund të arrijmë qëllimin, jo vetëm për të mirëmbajtur, por edhe për të rritur prodhimin, për të ndryshuar gamën e produkteve dhe të kemi prodhim të vazhdueshëm. Për këtë do të ndihmojë edhe strategjia e re për ndërtimin e qendrave të blerjes dhe shpërndarjes së frigoriferëve, duke kontribuar kështu në zhvillimin e prodhimit ", deklaroi Ministri Dimkovski.


Ministri theksoi se në komunën e Prespës janë dorëzuar 2,170 kartela të gjelbërta për lëndë djegëse të subvencionuar për mekanizimin bujqësor, prej të cilave rreth 2,000 kultivues të frutave tashmë kanë marrë kartelat të cilat u mundësojnë atyre të rimbushin karburant për më lirë për makineri, pasi 30% e kostos e mbulon shteti .

Në kornizë të manifestimit në komunën e Prespës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave organizoi një debat ku morën pjesë kultivuesit e ftutave  nga rajoni i Prespës ku u prezantuan masat e marra nga MBPEU dhe gjendja në pemishte.

Për dy vitet e fundit MBPEU ka punuar vazhdimisht në rritjen e subvencioneve të mollës. Në vitin 2017, subvencionet e frutave u rritën me 10%, në mënyrë lineare për të gjithë fermerët, dhe vitin e kaluar me 20% u rritën subvencione për mirëmbajtjen e plantacioneve frutore për kultivuesit, ndërsa  subvencioni për mollët e dorëzuara u rrit nga 2 në 3 denarë për kilogram.

Këtë vit, subvencionet për mirëmbajtjen e plantacioneve u rritën përsëri nga 33,000 denarë në 41,000  denarë për hektar, ndërsa për pemishte kultivuesit e frutave që kanë nga 1 në 5 hektarë mbështetja është rritur nga 39.600 denarë në 50,000 denarë për hektar. 15% subvencione më të larta marrin kultivuesit që kanë plantacione në zona me mundësi të kufizuara mbi 700 metra mbi nivelin e detit, ose 57.500 denarë për hektar.

Deri tani janë paguar 114 milion denarë për një subvencion ndërhyrës prej 3 denarë për kilogram për mollë të dorëzuara në qendrat e përpunimit dhe blerjes deri më 25 dhjetor 2018. Kjo masë ndërhyrëse u miratua nga MBPEU në mënyrë që të mbulojë humbjet e kultivuesëve për shkak të problemeve që u shfaqën gjatë korrjes së 2018-ës. Më parë u paguar edhe subvencioni bazë për mirëmbajtjen e pemishteve me mollë në vlerë prej 369 milion denarë.

 

Share