Babovski: Në dispozicion janë mjete të reja për mbështetjen e peshkimin dhe akuakulturës 08.10.2019

8.10.2019 10:00:00


Të gjithë që ka ferma peshku dhe nga 1 korriku deri më 30 shtator, kanë shumim me peshqi të vegjel, gjegjësisht material për shumim të peshkut nga prodhimi i vetë apo nga prodhues i pranuar i huaj, do të munden të aplikojë nga sot për një rimbursim prej 40% të vlerës së blerjes apo të vlerës së peshukt të shumuar. Fondet për këtë masë janë siguruar përmes Programit për peshkim dhe akuakultur. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për rimbursim të mjeteve është 25 tetori 2019. Këtë e njoftoi sot Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Nikolqe Babovski.

            Babovski theksoi se të drejtë të përdorimit të kësaj mbështetje financiare kanë:

  • Të gjithë subjektet që kanë licencë për të prodhuar matrial për shumim të peshku nga bazente e peshkimi të destinuar për shitje dhe të mos kenë të importuar peshk dhe matrial shumimi në periudhën dhjetor 2018 - dhjetor 2019, për llojin e peshkut për të cilin ata posedojnë licencë për të prodhuar peshk për bazenin e tyre.
  • Për furnizimin me peshq të ri, subjektet që janë të regjistruar për aktivitetin e akuakulturës dhe janë të regjistruar në Regjistrin e prodhuesve të peshkut që mirëmbahet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe kanë blerë peshqi të ri nga subjektet që posedojnë licencë për të prodhuar matrial për shumim të peshku për shitje dhe të cilat nuk kanë importuar matriale të shumimit të peshku dhe peshqi të gjallë në periudhën dhjetor 2018 - dhjetor 2019.

   

Fondet janë të destinuara për blerjen e materialit për shumim të peshkut nga 01 korriku deri më 30 shtator 2019 dhe paguhen si më poshtë:

  • për blerjen ose peshqi të vegjël të tyre deri në 2.500 kg - 100% të vlerës së çmimit të caktuar të peshqive të vegjel;
  • për blerjen ose peshqi të vegjël të tyre nga 2500 kg deri në 5000 - 75% të vlerës së çmimit të caktuar të peshqive të vegjel;
  • për blerjen ose peshqi të vegjël të tyre nga 5000 kg deri në 7500 - 50% të vlerës së çmimit të caktuar të peshqive të vegjel;
  • për blerjen ose peshqi të vegjël të tyre mbi 7500 kg - 25% të vlerës së çmimit të caktuar të peshqive të vegjel;

 

 

Sipas Babovskit, mbështetja jepet në bazë të shërbimit i pari vjen, i pari shërbehet.

 

 

 

Aplikimet e përfunduara për pagimin e fondeve nga Programi për financimit të peshkimit dhe akuakulturës për vitin 2019 së bashku me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dorëzohen në një zarf të mbyllur me shenjën "MOS E HAPNI" në këndin e sipërm të majtë për Thirrjen Publike Nr. 03/2019 dhe vendosjen e shifrës të nënpikës për të cilin është bërë kërkesa. Kërkesa mund të paraqitet me postë ose personalisht në arkivin e Agjencisë.

 

Formularet "Kërkesë për pagesë" me listën e dokumenteve të kërkuara dhe Udhëzuesin për Përdoruesit mund të shkarkohen nga faqja e internetit e Agjencisë në www.ipardpa.gov.mk.

Share