MBPEU: Hiqet ndalimi i pjesshëm i lëvizjes në pyjeve

26.9.2019 14:00:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrëave, me kërkesë të Ndërmarrjes Publike "Pyjet Kombëtare", miratoi vendimin për heqjen e ndalimit të lëvizjes në pyll, të miratuar me aktin nr.49-8435/2 të datës 07.08.2019, i cili u miratua në pajtim me neni 57 paragrafi (3) i Ligjit për Pyjet (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 64/09, 24/11, 53/11, 25/13, 79/13, 147/13, 43/14, 160/14 , 33/15, 44/15, 147/15, 7/16 dhe 39/16).

            Përkatësisht, vendimi për ndalimin e pjesshëm të lëvizjes në pyll është marrë për shkak të shfaqjes së një numri të madh të zjarreve pyjorë, dhe është anuluar sepse, sipas informacioneve të marra nga fusha, nuk ka zjarre aktive dhe nuk ekziston rreziku i zjarreve të rinj pyjorë.

 

            Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon se ekipet e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Policinë Pyjore dhe Inspektoratin Shtetëror të Pylltarisë dhe Gjuetisë do të monitorojnë situatën në periudhën tjetër.

Share