U nënshkruar kontratat e para të thirrjes së tretë të programit IPARD 2 me vlerë prej 137 mijë euro.

31.8.2019 15:30:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Nikollce Babovski sot ndanë dhjetë kontratat e para nga Masa 1 "Investime në asete materiale të pronave bujqësore", nga thirrja e tretë. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski theksoi se kjo masë mundëson bashkëfinancimin e shpenzimeve për prokurimin e multikultivatorëve, kositëseve, sistemeve pik-pik, pajisjeve për mirëqenien e kafshëve dhe avansimin e farmave vendase, investime për rekonstuimin dhe ndërtimin e fermave  dhe investime të tjera që do t'u mundësojnë fermerëve të kryejnë punën e tyre në mënyrë sa më të lehtë dhe më të shpejtë dhe të modernizojnë prodhimin.

"10 kontratat e para për masën 1 "Investime në asete materiale të pronave bujqësore" nga  programi IPARD 2 janë me vlerë totale prej 137,000 euro. Deri në përfundimin e gjithë procedurës gjatë muajit Shtator  presim të nënshkruhen rreth 800 kontrata me vlerë afro 10 milion euro. "- tha Dimkovski".

Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Babovski theksoi se aplikimet janë duke u përpunuar, ato janë përshpejtuar në mënyrë që aplikantët të modernizojnë më shpejt pronat e tyre bujqësore dhe paratë e investuara në investime të kthehen në llogaritë e aplikantëve.

 

 “Në thirrjen e parë nga programi IPARD 2, janë lidhur 947 kontrata, me një shumë të kërkuar prej 21.7 milion euro. Nga këto 947 kontrata, 872 aplikantë kanë përfunduar investimet e tyre dhe kanë paraqitur kërkesë për kthimin e 14 milion eurove.  Ndërsa  483 aplikantëve tashmë u janë paguar të gjithë fondet për investimet e pranueshme  dhe tek ata janë paguar 6.7 milion euro që janë kapital i freskët në agro-sektor. - tha Babovski.

Babovski dhe Dimkovski, apeluan tek të gjithë ata që kanë nevojë për modernizimin e pronave bujqësore që të aplikojnë për financim përmes programit IPARD 2. Disa nga aplikuesit që nënshkruan kontratat e sotme deklaruan se me ndihmën e makinave të reja që i fituan me  mbështetje financiare përmes programit IPARD 2 do të zvogëlojnë shpenzimet e tyre dhe do t'i bëjë ata më konkurrues.

MBPEU, dhe Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural edhe në periudhën e ardhëshme  do të vazhdojnë të punojnë shumë për të krijuar aplikime cilësore dhe të plota, duke përdorur përqindjen më të lartë të fondeve të disponueshme përmes këtyre programeve për të promovuar bujqësinë e vendit, rritjen e eksporteve dhe produkteve konkurruese.

 

 

Share