Dimkovski: Vazhdojmë të mbështesim ngjarjet për promovimin e produkteve bujqësore

30.8.2019 15:00:00


Sot, Ministri Trajan Dimkovski ishte në hapjen e Agro Panairit të parë, që u mbajt në Strumicë. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përmes mbështetjes financiare, vazhdimisht mbështet ngjarje të tilla, përmes Programit të Zhvillimit Rural me një mbështetje financiare prej 2 000 euro, duke përkrahur shoqatat bujqësore që kanë ide për organizimin e ngjarjeve të tilla, të cilat promovojnë produktet bujqësore vendase.

Për thirrjen e parë publike për përdorimin e mbështetjes teknike për organizimin dhe zhvillimin e ngjarjeve për promovimin e produkteve bujqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë aplikuar 56 shoqata, nga të cilat 47 i kanë plotësuar kushtet. Në vazhdim është një thirrje e re publike e cila zgjat deri në fund të këtij muaji. U bëj thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë dhe promovojnë prodhimin bujqësor vendor përmes ngjarjeve dhe panaireve të ndryshme lokale. Ngjarjet lokale janë të rëndësishme për promovimin e produkteve bujqësore, si dhe për krijimin e kontakteve midis fermerëve dhe ndërmarrjeve nga agro-sektori. Shoqata “Pro Agro Fermeri” njohu nevojën dhe përmes panairit të sotëm po bën një promovim të mirë të rajonit i cili është më i rëndësishëm për prodhimin e kulturave kopshtare. - tha Ministri Dimkovski.

Përmes realizimit të masave të këtilla jepet një sinjal serioz që Ministria dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përveç që janë të përqëndruar në zhvillimin e masave që zhvillojnë agro-sektorin të dedikuara përmes Programit të Zhvillimit Rural, krijojnë edhe kushte për promovimin e produkteve vendase.

 

Share