4 Shtator, 2019-Marrëveshje të nënshkruara me 11 komuna për realizimin e projekteve infrastrukturore kapitale përmes Programit të Zhvillimit Rural – Fillojnë me realizim projektet me vlerë prej 1.5 milion euro .

4.9.2019 13:30:00


Kryetarët e 11 komunave dhe Drejtori i Agjencionit për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski në një ngjarje solemne sot nënshkruan kontratat për zbatimin e projekteve infrastrukturore kapitale përmes Programit të Zhvillimit Rural, në të cilën morën pjesë Zëvendëskryeministri i Qeverisë për çështje ekonomike z. Koço Angjushev dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Zëvendëskryeministri Angjushev vuri në dukje se këto janë vetëm një pjesë e mbi 200 projekteve, ku të gjithë 80 komunat dhe rajonet e planifikuara do ti realizojnë këtë vit përmes Programit të Zhvillimit Rural.

"Bëhet fjalë për një program shumë të rëndësishëm që përmirëson cilësinë e jetës dhe mundëson rindërtimin dhe zhvillimin e zonave rurale, duke ruajtur dhe avansuar vlerat tradicionale. Këtë vit ne kemi siguruar një rekord prej 38 milion euro për Programin e Zhvillimit Rural, për të siguruar një zhvillim të balancuar rajonal dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në të gjithë vendin. Realizimi i këtyre marrëveshjeve do të zgjidhë sfidat me të cilat përballen qytetarët, me ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve, ujësjellësit dhe kanalizimet, organizimin e tregjeve dhe blerjet në zonat rurale ", tha zëvendëskryeministri Angjushev.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Dimkovski theksoi se një fokus i fortë është vendosur në zbatimin e tre masave të Programit të Zhvillimit Rural, pasi zbatimi i tyre nënkupton zhvillimin e përgjithshëm të infrastrukturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai sqaroi se pas nënshkrimit të marveshjeve me Agjencionin për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural komunat kanë mundësinë të shfytëzojnë 20% avans nga fondet e parashikuara për projektet.

Këto fonde komunat do ti investojnë për investime kapitale kryesisht për përmirësim e rrugëve lokale në zonat rurale, investime në infrastrukturën e kanalizimeve, ndërtimin dhe rindërtimin e urave, për zhvillimin e pikave të caktuara turistike që mund të jenë me interes si për turistët vendas ashtu edhe për ata të huaj ", shtoi Dimkovski.

Drejtori i Agjencionin për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Babovski sqaroi se vlera totale e marëveshjeve  të nënshkruara është afërsisht 1.5 milion euro për realizimin e investimeve kapitale në Makedonski Brod, Novaci, Sopishte, Berovë, Vinicë, Çeshinovë - Obleshevë, Veles, Krushevë, Plasnicë, Kërçovë, Dibër dhe Kratovë.

 “Nëse çdo gjë e keni të pregaditur, teknikisht nga ky moment  mund të filloni ndërtimin e projekteve për të cilat sot nënshkruat marëveshje. Ashtu siç do të nënshkruhen marëveshjet për masat e tjera të mbetura, për të cilat keni aplikuar dhe janë të miratuara si projekte, ashtu do të mundeni të investoni dhe t'i realizoni ato. Na gëzon fakti që treguat interes të madh për të shfrytëzuar fondet përmes këtyre masave dhe disa nga komunat kanë aplikuar dhe kanë marrë mbështetje për një, për dy ose për tre projekte ”, theksoi drejtori Babovski.

 

Share