Dimkovski: Sot u paguan 106 milion denarë për masën ndërhyrese për mollën industriale

12.8.2019 15:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, sot pati një takim pune me Kryetarin e Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski dhe me fermerët e këtij rajoni. Në këtë takim u prezantuan aktivitetet e ndërmarra nga ana e komunës në sektorin e bujqësisë, në drejtim të krijimit të kushteve për sigurimin e qendrave moderne të blerjes dhe përpunimit, të cilat do të bëjnë të mundur vendosjen dhe blerjen e sigurtë të mollëve, si dhe projektet kapitale që komuna e Resnjës do ti realizojë përmes masave të Programit të Zhvillimit Rural.

Ministri Dimkovski i njoftoi fermerët se sot Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pagoi 106 milion denarë për subvencionin shtesë prej 3 denarë për kilogram mollë të dorëzuara në qendrat përpunuese dhe blerëse deri më 25 dhjetor të vitit 2018. Kjo masë ndërhyrje u miratua nga MBPEU me qëllim të mbulimit të humbjeve tek kultivuesit e pemëve për shkak të problemeve që ndodhën gjatë korrjes së mollëve 2018 dhe për të zbutur pasojat e katastrofave të fundit.

 “Sot janë paguar 106 milion denarë , ndërsa në 2.100 kultivues të pemëve u janë paguar shuma të caktuara në varësi të shumave të dorëzuara. Gjatë këtij takimi tek fermerët u shpërndarë edhe kartelat për naftë të gjelbërt. Ka një javë që ka filluar shpërndarja e kartelave të gjelbërta përmes njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Gjithashtu u diskutua edhe për të gjitha temat dhe aktivitetet e tjera aktuale që ne si ministri po i planifikojmë, kryesisht investimet e planifikuara për qendrat e blerjes dhe shpërndarjes, një nga qendrat e planifikuara përmes projektit të Bankës Botërore që duhet të ndërtohet pikërisht këtu në Resnjë, "tha Ministri Dimkovski.

Përndryshe, 2,156 kartela të gjelbërta janë shpërndarë në Resnjë me një vlerë të përgjithshme prej rreth 7.5 milion denarë, gjë që do të mundësojë që fermerët e këtij rajoni të furnizohen me karburant për makineri bujqësore, për të cilat 30% të kostove mbulohen nga shteti. Masa e re e karburantit të subvencionuar për makineri bujqësore krijon kushte për një prodhim me kosto efektive, kosto më të ulët prodhimi dhe të ardhura më të mëdha për fermerët. Deri më tani, janë shpërndarë 34 mijë kartela, me një shumë totale prej rreth 88.5 milion denarë, që është një shumë serioze që u kthehet direkt fermerëve në një kohë kur ata kanë më shumë aktivitete në terren.

Në takim me fermerët u diskutua edhe për masat që MBPEU po merr për tu ballafaquar me  pasojat negative nga ndryshimet klimatike, ku Ministri Dimkovski informoi për projektin e formimit  të reve me anë të 

Share