MBPEU: Me përdorimin e materialit farëror dhe shfrytëzimin e subvencioneve mund të arrihet rezultat rekord.

10.8.2019 10:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski dhe Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski, vizituan sot fshatin e Germianit.

Ministri Dimkovski e shfrytëzoi këtë vizitë për të parë prodhimin e grurit nga korrja e këtij viti.

"Këtë vit, sipas të dhënave më të fundit, janë korrur gjithsej 67.833 hektarë, ose 92% të sipërfaqes totale prej 73.479 hektarë, 3.300  për hektarë.

Të gjithë tokën bujqësore e vemë në dispozicion të fermerit të vërtetë ”- tha Ministri Dimkovski.

  Fermeri nga fshati Germian, Vlado Atanasovski, është një shembull pozitiv ku shihet se si me përdorimin e materialit farëror dhe ushqimit kualitativ mund të arrihen  rezultate të shkëlqyera. Këtë vit në fushat  e tij që janë  me kualitet  prej 7 shkallësh  ka marrë një rendiment prej 7 tonë për hektar.

Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski tha se:

"Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka arritur ti paguajë deri tani  të gjitha masat themelore të subvencioneve nga programi 2018 dhe tashmë është e gatshme të paguajë për masat shtesë, ndërsa deri më tani ka paguar 300 milion euro përmes masave të implementuara, e këtu  përfshihen edhe  subvencionet e mbetura  nga vitet e kaluara të 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016. "

Dimkovski theksoi se deri më tani janë shpërndarë 34,000 kartela të personalizuara, me shumë prej 88 milion denarë, dhe deri në fund të muajit gusht numri pritet të arrijë në 55,000 kartela, me të cilat tek fermerët  kthehen  gjithsej 200 milion denarë.

Share