SHPALLJE

13.8.2019 10:00:00


E informacionit për mbajtjen e debateve publike në lidhje me

draft – dokumentet vijuese:

 

-       Studimi për vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësorë për “Nën – projektin Sistemi për ujitje “Straishte”, IPSVV faza 3” Komuna e Vallandovës,

-       Studimi për vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësorë për “Nën – projektin Hidro sistemi “Lisiçe”, IPSVV faza 3” Komuna e Velesit

 

Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave e njofton opinionin e interesuar se si Investues i projektit për sistemet e ujitjes (Straishte, IPSVV faza 3 dhe Hidro sistemi Lisiçe, IPSVV faza 3) së bashku me konsultuesit nga kompania ENCON i përpiluan Studimet për vlerësimin e ndikimit të projekteve mbi mjedisin jetësorë për këto projekte vijuese.

 

Projektet për ujitje do të realizohen me ndihmën financiare nga Banka Gjermane për zhvillim (KfW).

Njoftohet opinioni se debati publik për Studimin për vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësorë për “Nën – projektin Hidro sistemi “Lisiçe”, IPSVV faza 3” Komuna e Velesit, do të mbahet më:

 

  • datën 22.08.2019 në hapësirën e Komunës së Velesit (Salla e Këshillit), me fillim në ora 13;
  • datën 22.08.2019 në hapësirat e Komunës së Çashkës (ndërtesa e shkollës), me fillim në ora 10.

 

Debati publik në lidhje me Studimin për vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësorë për “Nën – projektin Sistemi i ujitjes “Straishte”, IPSVV faza 3” Komuna e Vallandovës, do të mbahet më:

 

  • datën 21.08.2019 në hapësirën e Komunës së Vallandovës, me fillim në ora 11.

 

Rezymeja jo teknike e Studimeve është në qasje në ueb faqen e Komunës së Velesit (http://www.veles.gov.mk/), Komunës së Çashkës (http://www.caska.gov.mk/) dhe Komunës së Vallandovës (http://www.valandovo.gov.mk/), si dhe në ueb faqen e Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave (http://mzsv.gov.mk/).

Personat  e interesuar, komentet dhe rekomandimet e tyre në lidhje me draft – versionet e studimeve, ti dorëzojnë deri te z. Bojan Durnev (e-mail: [email protected]) deri më datën 23.08.2019.

Share