MBPEU; Ndalohet lëvizja në pyjet e menaxhuara nga "Pyjet Kombëtare"

8.8.2019 14:00:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të NP "Pyjet Kombëtare" ka vendosur një ndalesë të pjesshëm për lëvizje në pyje që menaxhohen nga kjo ndërmarrje. Ndalimi i lëvizjes në pyje fillon nga sot 08.08.2019 dhe do të zgjas deri në heqjen e kësaj ndalese. Ky vendim u mor me qëllimin të parandalimit dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.

Ndalesa nuk vlen për punonjësit e NP "Pyjet Kombëtare" dhe subjekteve të tjera që kryejnë aktivitete pyjore në zonat që menaxhohen nga kjo ndërmarrje.

Për shkelje të kësaj ndalese nga personat fizikë të cilët kapen duke lëvizur në pyje dhe tokat pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për pyjet, dënohet me gjobë nga 1500 deri në 2000 euro në kundërvlerë në denarë.

Gjithashtu, informohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se përshkak të parandalimit të zjarrëve ndalohet djegja e barit të thatë dhe mbeturinave të tjera në zonat e gjuetisë. Mosrespektimi i dispozitave të Ligjit për gjuetinë parashikon një gjobë në shumë prej 1500 deri në 3000 euro në kundërvlerë në denarë.

Ndalesa nuk vlen për tura të organizuara të turistëve për shqyrtimin turistik të pyjeve me qëllim ekonomik, të cilat do të jenë me leje të Njësive Rajonale të NP "Pyjet Kombëtare".

 

Share