Në Veles filloi shpërndarja e kartelave për "naftën e gjelbër", deri më tani kartela janë dorëzuar në mbi 60% të njësive rajonale

8.8.2019 15:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Nikolla Babovski ishin për vizitë në  Veles, ku filloi sot shpërndarja e 1,672 kartelave të personalizuara për "naftë të gjelbër" me një vlerë totale prej 6.659. 533 den.

"Nëpërmjet kësaj mase në llogaritë e 55,000 mij fermerëve kthejmë rreth 200 milion denarë, të cilat mbulojnë 30% të kostos së naftës. Këto janë mjete serioze që i kthejmë tek fermerët në një kohë kur ata kanë më shumë aktivitete në terren. Me naftën e gjelbër dhe të gjitha masat e marra deri më tani, ne zvogëlojmë kostot e prodhimit dhe kështu e bëjmë agro-sektorin tonë vendor më të qëndrueshëm ", tha Ministri Dimkovski.

Deri në fund të këtij muaji, të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për përfitimin e mjeteve nga kjo masë, do të marrin kartelat e personalizuara pagesore.

"Agjencia e Pagesave së bashku me njësitë rajonale deri më sot kanë shpërndarë gjithsej 33,331 kartela të personalizuara për pagesë të naftës jeshile, dmth. mbi 60% ose deri në 22 njësi rajonale kanë marrë kartelat pagesore. Bëj thirrje të gjithë fermerëve që gjatë marjes së katelave të krahasojnë sasinë që ata kanë në kartela, me shumën e aprovuar”, tha Babovski.

 

Share