Kultivuesit e rrushit nuk do të lihen vetëm, përmes institucioneve kompetente do të kontrollojmë publikimin e çmimeve të blerjes së rrushit, si dhe matjen e njësive të sheqerit.

7.8.2019 15:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski vizitoi sot rajonin e Tikveshit. Ai vizitoi sistemin e ujitjes në këtë pjesë të vendit. Së bashku me Drejtorin e Hidrocentralit Tikvesh, diskutuan me fermerët për tejkalimin e problemeve ekzistuese me ujitje, dhe sigurimin e sasisë së nevojitur të ujit.

"Sot do të doja të njihesha drejtpërdrejt me problemin e ujitjes së hidrocentralit Marena, me qëllim të gjetjes së një mënyre për të menaxhuar sistemet në planin afatgjatë. Në të njëjtën kohë ne jemi duke punuar për ndryshime në ligjin e miratuar në vitin 2015, do ta thjeshtojmë tërë sistemin për të maksimizuar shfytëzimin e potencialit ujor ”- tha Ministri Dimkovski.

Sa i përket korrjes së rrushit dhe çmimit të blerjes, Ministri Dimkovski theksoi se ministria dhe institucionet kompetente janë në komunikim të vazhdueshëm me kultivuesit.

"Ajo që mund të premtoj është se kultivuesit nuk do të jenë vetëm. Përmes institucioneve kompetente dhe Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë ne do të monitorojmë vazhdimisht publikimin e çmimeve të blerjes së rrushit dhe matjen e njësive të sheqerit. ”Tha Dimkovski.

 

 

Share