Me Ligjin e ri për tokën bujqësore mundësojmë shpërndarjen e drejtë të tokës dhe zgjedhim problemet e fermerëve

6.8.2019 14:00:00


 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, prezantoi sot një pjesë nga përparsitë që ju takojnë fermerëve me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Tokën Bujqësore që Parlamenti kaloi javën e kaluar.

Me ndryshimet mundësohet ndërtimi i objekteve për promovimin e produkteve bujqësore dhe objekte për aktivitete rekreative sportive, dhe për herë të parë bletarëve u jepet mundësia të marrin tokë bujqësore në pronësi të shtetit me qëllim të rritjes së familjeve të bletëve. Fermerët e rinj deri në 40 vjet lirohen nga pagimi i qirasë në 3 vitet e para nga lidhja e kontratës për qira.

"Me këtë paketë ndryshimesh sollëm shumë masa zhvillimore, politika të reja dhe zgjidhje të problemeve në interes të fermerëve. Ne stimulojmë të rinjtë në vend të angazhohen në bujqësi, krijojmë kushte të favorshme për përfshirjen e tyre më të madhe në bujqësi dhe për të filluar  biznesin e tyre në agro sektor. Ne mundësojmë shpërndarjen e duhur të tokës bujqësore dhe ua kthejmë atë fermerëve të vërtetë, "tha Dimkovski.

Me Ligjin e ri për tokën bujqësore mundësohet një trajtim I  barabartë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin me qira tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Përkatësisht, tani edhe fermerët që tashmë kanë marrë tokë deri në 3 ha do të kenë të drejtë të marrin pjesë në shpallje dhe të zgjerojnë fondin e tyre të tokës në 10 hektarë. Për herë të pare mundësohet ndryshim në planin e biznesit, si dhe një ndryshim në kulturën bujqësore.

 

Share