Projekti rajonal për "Metodologjinë e përmirësuar për mbledhjen e të dhënave për menaxhimin e qëndrueshëm të peshkimit në Ballkanin Perëndimor", hapur nga ana e Sekretarit shtetëror pranë MBPEU Nefrus Çeliku.

6.8.2019 13:30:00


Sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave nga ana e Sekretarit Shtetëror Nefrus Çeliku u bë hapja e  punëtorisë  së dytë të Projektit Rajonal "Metodologjia e përmirësuar për mbledhjen e të dhënave për menaxhimin e qëndrueshëm të peshkimit në Ballkanin Perëndimor".

Ky Projekt Rajonal mbështetet nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara - FAO, në të cilën përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut marrin pjesë edhe Republika e Shqipërisë dhe Mali i Zi.

Duke pasur parasysh që një nga qëllimet kryesore në fushën e peshkimit është të mundësohet përdorimi i qëndrueshëm i peshkut përmes një zhvillimi të qëndrueshëm, qëllimi i këtij projekti është gjithashtu të ndihmojë krijuesit e politikës  dhe të gjithë të tjerët në fushën e peshkimit për lehtësimin e përdorimit të qëndrueshëm të peshkut duke rishikuar gjendjet aktuale të peshkimit, duke vlerësuar praktikat ekzistuese dhe zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm.

Me këtë projekt pritet të krijohet një metodologji e përshtatshme, të mundësohet marja e bazave nacionale të të dhënave  të standardizuara dhe të krahasuara, të cilat më pas mund të shfrytëzohen për përpunim, miratim dhe realizim të planeve  nacionale dhe nën-rajonale për menaxhimin me burimet në përputhje me qasjen bazuar në peshkimin e qëndrueshëm. Me këtë do të bëhet një hap përpara në përshtatjen me kërkesat evropiane për peshkim.

Share