Filloi pagesa e mjeteve për peshkun e prodhuar dhe të tregtuar

26.7.2019 15:30:00


Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka paguar 7.3 milion denarë për peshk të prodhuar dhe të tregtuar 14 subjekteve. Me fondet nga kjo masë dhe përmes Programit për Peshkim dhe Akuakulturë e inkurajojmë zhvillimin e peshkimit dhe prodhimit të peshkut në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për pagesën e mjeteve për përfituesit e Masës "Mbështetje financiare për peshkun e prodhuar dhe të tregtuar në treg", e cila realizohet përmes Programit për Peshkim dhe Akuakulturë.

Kjo mbështetje financiare i takontë gjitha subjekteve që kanë prodhuar dhe shitur peshk në tregje, të cilat gjatë asaj periudhe nuk kanë importuar peshk të gjallë.

Mbështetja jepet pjesërisht në varësi të kapacitetit të fermës së peshkut dhe peshkut të shitur. Prodhuesit që prodhuan dhe shisnin deri në 25 mijë kg peshk marrin 100 për qind subvencion prej 20 denarë për peshkun e shitur. Subjektet që prodhuan dhe kanë shitura nga 25.000 deri në 50.000 kg paguhet 75% subvencion gjegjësisht 20 denarë për peshk të shitur, ndërsa ato subjekte që kanë prodhuar dhe shitur deri në 100.000 kg peshk subvencionit është 50%. Subvencion prej 25% i takon atyre subjekteve që kanë prodhuar dhe shitur mbi 100.000 kg.

Për të përdorur fondet nga kjo masë aplikantët, dmth, subjektet duhet të jenë të regjistruar për aktivitetin në akuakulturë dhe të jenë të regjistruar në regjistrin e akuakulturës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe  të mos kan importuar peshk të gjallë.

Share