Ministri Dimkovski në takimin me përfaqësuesit e verarive, pritet të blihet i gjithë prodhimi i rrushit të verës nga korrja 2019.

22.7.2019 14:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski sot zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e verarive.

Ky takim është pjesë e takimeve të vazhdueshme para fillimit të korrjes së rrushit të verës dhe rrushit  të tryezës dhe qëllimi është që në kohë të analizohen të dhënat në pjesën e prodhimit të planifikuar për korrjen 2019, cilësia e prodhimit dhe blerja nga veraritë.

Nga ana e përfaqësuesëve të verarive u theksua se pritet një vit i qëndrueshëm në lidhje me rendimentin dhe cilësinë e rrushit, me një rritje të lehtë në rendimentin krahasuar me vitin e kaluar. Sipas vlerësimeve fillestare të verarive, pritet të blihet rreth 125 milionë kilogramë rrush vere.

Në të njëjtën kohë, prodhuesit e verës theksuan se presin që të gjithë prodhimet e prodhuara të verës të blihen nga vreshtarët individualë dhe do të paguhen sipas dispozitave ligjore.

Ministri Dimkovski vuri në dukje se ministria, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë, do të monitorojnë vjeljen dhe blerjen e rrushit, dhe në ditët në vijim do të organizohet një takim i përbashkët midis kultivuesve dhe përfaqësuesve të verarive.

Ministria është gjithmonë këtu nëse ka nevojë të marrë masat e duhura që i gjithë rrushi të jetë i blerë, theksoi ministri Dimkovski

Sipas të dhënave nga Sektori  për Verari dhe Vreshtari në MBPEU, eksporti i rrushit të verës është rritur, dmth 10.8 milionë kg janë eksportuar në 2018 dhe në vitin 2017 janë eksportuar 9.6 milion kilogramë rrush të verës. Ka një rritje në vlerën e verës së eksportuar në shishe, dmth hyrja e valutës në vitin 2018 është 10% më e lartë se në vitin 2017 dhe vitin e kaluar ajo arriti në mbi 50.7 milion euro.

Share