Me sanimin e digës së Sllatinës, do të zvogëlohet rreziku i përmbytjeve dhe do të sigurohet uji për ujitje të sipërfaqeve bujqësore

18.7.2019 15:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, bashkë me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut Narine Sahakyan, vizituan Digën Sllatinë, që ishte  rikonstruktuar në kuadër të  Programit të Bashkimit Evropian për Riparimin e Dëmeve nga Përmbytjet në vitin 2015. Kjo digë është jashtëzakonisht e rëndësishme për komunën e Debarcës, për mbrojtje nga përmbytjet, dhe tani është kryer një riparim i plotë i trupit të digës, si dhe rrjedhës së ujit.

"Me Rindërtimin është arritur stabiliteti strukturor i digës, rezistenca ndaj ujërave të infiltruara, gjë që redukton rrezikun e përmbytjeve. Nga ana tjetër, sanimi i digës do të mundësojë disponueshmërinë në kohë të ujit për ujitje të sipërfaqeve bujqësore. Vlera e përgjithshme e projektit është mbi 1.1 milion euro, e siguruar nga Programi i Bashkimit Evropian për riparimin e dëmeve nga përmbytjet në vitin 2015 ", tha ministri Dimkovski.

Për tu siguruar funksionimi I drejtë i digës dhe për tu rritur kontrolli i përmbytjeve, softveri i modelimit të optimizimit është zhvilluar dhe dërguar tek operatori i digës, pasuar nga trajnimi i duhur.

Ambasadori i BE-së Zhbogar theksoi se sanimi  i Digës Sllatinë është pjesë e fushatës "BE për Ju" që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimin e publikut për ndihmën e BE-së për vendin.

 "Kjo ndihmë e BE ka adresuar nevojat prioritare dhe ka ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës dhe transportit të ujit në zonat më të prekura, në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë" për të ndërtuar më mirë ". Duke pasur parasysh shkallën e dëmit të bërë në digën Slatinë, me riparimin ndjeshëm është zvogëluar potenciali për rrezik nga vërshimet që do të mundësojë mbështetje të sistemit për ujitje ", tha ambasadori i BE-së Zhbogar.

Përndryshe, me Programin e UNDP-së ishin të përfshira  dy komponentë, transporti dhe menaxhimi i ujit. Në mënyrë të veçantë, urat e ndërtuara dhe të riparuara, rrugët lokale ndërsa në komponentin e menaxhimit të ujit është përfshirë rehabilitimi i pesë digave sic janë diga Mavrovica në Sveti Nikole, diga Lipa në Negotinë, diga në lumin Drenska afër Demir Kapisë, diga Sllatinë komuna e Debarcës, dhe diga pranë Prilepit, gjithashtu ishe bërë një rrjet kullimi dhe restaurimi i pellgjeve lumorë të lumit Crna Reka dhe Strumicë, përfshirë heqjen e vegjetacionit dhe mbeturinave në pjesët dhe tributet prioritare.

Ministri Dimkovski theksoi se investimet në infrastrukturën e burimeve ujore nëpërmjet ndërtimit dhe rindërtimit të digave dhe sistemeve të ujitjes janë prioritet kryesor i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, jo vetëm në drejtim të rritjes së sipërfaqeve të ujitura, por edhe për mbrojtjen e mjedisit dhe banorëve nga përmbytjet.

Share