Kompanitë njohin përfitimet nga fondet IPA, me përdorim efikas IPARD, agro-sektori do të përgatitet për pranimin në BE

11.7.2019 14:40:00


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski  dhe Sekretarin shtetëror në Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Nefrus Çeliku, sot ishin për vizitë te kompanina "Beso Intercom ", në Zhelin të Tetovës.

Kjo kompani është një nga përfituesit e masave nga Programi IPARD 2. Konkretisht, kompania dhe Agjencioni pagësor ka bërë marrëveshje për Masën 3 " Investime në mjete finansiare për përpunimin e produkteve bujqësore dhe produkteve të peshkut" nga IPARD 2 dhe ka realizuar investimet në blerjen e pajisjeve dhe makinerive për përpunimin e grurit dhe prodhimeve të miellit. Investimi i përgjithshëm është në vlerë prej 128 mijë euro, nga të cilat 64 mijë euro janë para që kompanisë i janë  kthyer përmes programit IPARD 2.

Zëvendëskryeministri Osmani tha se është pozitive që më shumë kompani nga agro sektori për modernizimin dhe zgjerimin e prodhimit përdorin fondet nga IPARD.

"Ajo që ne sot shohim në këtë vend, është thelbi i fondeve IPA. Këto janë grante që nuk janë paratë tona, nga buxheti jonë apo para të taksapaguesve tanë, por para të taksapagues[ve të vendeve - anëtarë të Bashkimit Evropian, të cilat në vend që të shfrytëzohen në vendet e tyre, ekonomit e tyre, shpenzohen te ne, si investicione" tha zëvendëskryeministri, duke nënvizuar se përdorimi efikas të këtyre burimeve, agrobiznesit do të përgatisë për anëtarësim në BE do të sigurojë zhvillimi i ekonomisë të qëndrueshme të vendbanimeve rurale, hapja e vendeve të reja të punës, e cila në fund të fundit do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë së përgjithshme

Drejtori i Agjencisë së Pagesave, Babovski theksoi se në dy vitet e fundit Agjencia pagësore dhe ministria ka punuar për të lehtësuar kriteret për masat e IPARD dhe për të sjellë ato më afër fermerëve, duke theksuar se investimet si të sotme, janë dëshmi se vendi me të vërtetë di se si shfrytëzoj fondet të cilat janë në dispozicion përmes fondeve evropiane.

"Me vetëm tre thirrje në një kohë relativisht të shkurtër, ne arritëm të absorbojmë fonde dhe të realizojmë projekte që aktualisht modernizojnë agro-sektorin. Përmes realizimit të projekteve të suksesshme, përveç modernizimit të kapaciteteve vendore, i bëjmë ato më konkurruese dhe më ekonomike, sepse kostoja e prodhimit është zvogëluar ", shtoi Babovski.

Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Pagesave, vetëm për shpalljen e parë publike të IPARD 2 të botuar në vitin 2017, janë përfunduar 947 kontrata. Nga këto, 860 kompani dhe fermerë përfunduan investimet e tyre dhe paraqitën kërkesa për një rimbursim prej gjithsej 13.3 milion euro. Një total prej 3.9 milion euro është paguar për 346 aplikantët si një investim i pranueshëm.

Share