Për 50 % janë rritur të ardhurat nga qiraja nga toka bujqësore në pronësi shtetërore në 2018 krahasuar me vitin 2016

24.6.2019 13:00:00


Të ardhurat nga qiraja nga tokën bujqësore shtetërore u rritën me pothuajse 50% në vitin 2018 krahasuar me 2016.

Në vitin 2016, në buxhet janë derdhur 255 milionë denarë nga qiraja e tok[s bujqësore, ndërsa vitin e kaluar gati se 448 milionë denarë. Gjatë dy viteve të fundit, ka pasur një rritje intensive të të ardhurave nga dhënia me qira e tokës bujqësore shtetërore.

Ky trend pozitiv tregon se këto dy vjet, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave rregullisht dhe në kohë bënë kontrolle dhe mbledh pagesën nga dhënja me qira e tokës bujqësore në pronësi të shtetit. Kjo tregon se shteti është duke u kujdesur dhe mirë menaxhon shpërndarjen e tokës bujqësore shtetërore të cilën me politikat e MBPEU në dy vitet e fundit është duke e kthyer  në duart e fermerëve të vërtetë..

Mjetet finaciare të marrura në këtë drejtim përsëri kthehen te fermerët përmes masave të Programit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Në këtë drejtim, gjatë viteve të fundit u krye një rishikim i tokës së dhënë bujqësore shtetërore. MBPEU nëpërmjet politikave të saja arriti të liron rreth 10,000 hektarë të tokës bujqësore shtetërore të cilat tani përsëri nëpërmjet shpalljeve dhe thirrjet ju kthehen fermerëve.

Nga 1 korriku 2017 deri më tani MBPEU ka publikuar gjithsej 9 shpallje për dhënijen e tokës bujqësore në pronësi  shtetërore (nga 3 dhe mbi 3 hektarë), dhe janë nënshkruar 700 marrëveshje për dhënien e tokës bujqësore në pronësi të shtetit. Tash më vihent në veprim çdo pjesë e papërdorur e tokës, dhe me këto shpallje deri më tani janë dhënë mbi 4.000 hektarë tokë shtetërore me qira nga 3 dhe mbi 3 hektarë.

Share